Vendimi i Bashkisë së Tiranës për “shkurtimin” e rrugës me emrin “Ibrahim Rugova” ka nxitur reagime të shumta si nga Shqipëria, ashtu edhe në Kosovë.
Një segment i një rruge në Tiranë është emëruar “Dëshmorët e 4 shkurtit”, siç raportoi “Top Channel”, 79 vite pas kësaj masakre. Por në rrjete sociale ka pasur reagime të shumta.
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar lidhur me këtë vendim të Tiranës duke e quajtur si akt të turpshëm ndaj Presidentit Historik.
“Gjymtimi i rrugës “Ibrahim Rugova” ne Tirane, eshte akt i turpshem ndaj Presidentit Historik qe simbolizon pavaresine e Kosoves, e me kete Bashkia e ketij qyteti i ofendoi rende qytetaret dhe vendin tone!Dicka eshte e kalbur rende ne Tirane!“, ka shkruar ai.
Sipas raportimit të mediumit shqiptar, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, të shtunën ka pritur në takim zyrtarë të organizatave kombëtare të Veteranëve e familjarë të dëshmorëve, ku edhe është bërë emërimi i rrugës.
Segmenti që do të mbajë këtë emër, duket se është nga rruga nga Banka e Shqipërisë, e deri te lumi Lanës.