Janë deleguar gjyqtarët për të ndarë drejtësinë e ndeshjes Ballkani – Astana, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Ndeshja do të zhvillohet këtë të enjte (26 tetor) dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:45.
Ballkani e sheh vetën në vendin e dytë të grupit C me tri pikë, tri më pak se lideri Viktoria Plzen (6).
Në anën tjetër, Astana ka 0 pikë në vendin e fundit.
Këtë sfidë do ta drejtojnë gjyqtarë nga Greqia të caktuar nga shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA.
Vassilis Fotias do të jetë gjyqtari kryesor, ndërsa Andreas Meintanas dhe Konstantinos Psarris do të jenë ndihmësit e tij.
Ioannis Papadopoulos është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.
Evangelos Manouchos do të jetë në dhomë e VAR-it, bashkë me ndihmësin e tij, Stefanos Koymparkis.