×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Gjyqtarët shqiptarë caktohen të gjykojnë Gjermani – Letoni

    Insajderi
    15 March 2022 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arbitra shqiptarë për ndeshjen e U-21 mes Gjermanisë dhe Letonisë. Juxhin Xhaja do të ketë kënaqësinë të vendosë drejtësi në Ahen ku “Pancerat” do të presin skuadrën letoneze.

    Ndihmësit e tij do të jenë Denis Rexha (FIFA) dhe Rexhinaldo Mersinaj, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Ardian Beqiraj. Ndeshja do të luhet më datë 25 mars në orën 18:15.

    Stadiumi ku do të luhet ndeshja ka një kapacitet prej 32 mijë spektatorësh dhe i përket skuadrës së njohur gjermane, Alemania Ahen.

    Gjermania ndodhet e para në grupin B së bashku me Izraelin me nga 15 pikë.

    Vendësit do të kërkojnë të shkëputen në krye dhe ndaj Letonisë që ndodhet e parafundit në grup, nuk pritet ta ketë të lehtë edhe pse miqtë kanë vetëm 3 pikë në 6 ndeshjet e luajtura.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark