×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Gjyqtari i njohur evropian përfundoi në spital – i vendoset një stend pas një ataku në zemër

    Insajderi
    28 March 2022 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjyqtari i njohur i UEFA-së, Ovidiu Hategan, pësoi një atak në zemër dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent të dielën mbrëma në Timisoara.

    Mediat rumune shkruajnë se 42-vjeçari u sëmur gjatë stërvitjes që kishte, përcjell FrontOnline.

    Ai ndjeu dhimbje në gjoks dhe duke qenë se ishte vetë mjek, hipi në makinë dhe u nis për në spital.

    Pasi iu nënshtrua një ekzaminimi EKG, Hategan iu tha se kishte një venë të bllokuar dhe ndërkohë u vendos një stent. Aktualisht ndodhet në spital dhe mediat bëjnë me dije se gjendja e tij është stabile.

    Dhjetë ditë më parë Hategan ishte në qendër të ndeshjes së 1/8 së Ligës së Evropës mes Lyonit dhe Portos.

    Ai ka gjykuar edhe duelin e 1/8 në Ligën e Kampionëve ndërmjet Atletico Madridit dhe Manchester Unitedit, si dhe pesë të tjera gjatë sezonit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark