×
  • Sport
  • Sport

    Gjyqtarit shqiptar i besohet sfida Angli – Gjermani

    Insajderi
    21 September 2022 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    UEFA i ka besuar arbitrit shqiptar Enea Jorgji bilbilin e sfidës miqësore mes ekipeve U-21 të Anglisë dhe Gjermanisë.

    Në datën 27 shtator në orën 20:45 në Sheffield, elbasanasi me stemën e FIFA do vendosë drejtësi në këtë përballje mes dy emrave që i kanë dhënë shumë futbollit.

    Asistentë të tij do jenë Denis Rexha dhe Dojando Myftari, teksa i katërt Kridens Meta. Duket se Federata e Anglisë në Futboll i ka bërë kërkesë FSHF-së për të pasur arbitra nga Shqipëria në këtë duel, me UEFA që ka dhënë miratimin.

    Pas suksesit në ndeshjet e Ligës së Kombeve apo Conference League, tanimë arbitrat nga Shqipëria po gjykojnë edhe kombëtare luksi, edhe pse në moshën deri 21 vjeç.

    Ka qenë një ftesë e Federatës Angleze të Futbollit për t’u gjykuar kjo miqësore nga arbitra shqiptarë. Anësorë do të jenë Denis Rexha dhe Dojando Myftaraj, ndërsa gjyqtar i katërt Kridens Meta. Ndërkohë, një katërshe tjetër gjyqtarësh me kryesor Juxhin Xhajën, do të vendosë drejtësi nesër në orën 20:45 në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Lihtenshtejnit dhe Andorrës.

    Asistentë do të jenë Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi, ndërsa i katërt Elodrian Hamiti.Në sistemin VAR do të jetë italiani Luka Paireto.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark