Insajderi
Lajme

Gjyqtarja në rastin e Thaçit dhe të tjerëve përfshihej në politikë, pëlqente shkrimin për raportet e mira mes Francës dhe Serbisë

Insajderi
24 March 2025 - 10:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjyqtarja në rastin e Thaçit dhe të tjerëve përfshihej në politikë, pëlqente shkrimin për raportet e mira mes Francës dhe Serbisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjyqtarja e procedurës paraprake në rastin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë, pak kohë më parë përfshihej në diskutimet politike që zhvilloheshin online. Ndodhte kjo para disa muajsh.

Në rrjetin social Linkedin ku gjyqtarët e prokurorët e Hagës janë tejet aktiv, ajo kishte pëlqyer një postim ku i përfshirë është edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjyqtarja nga Franca, Mazhori Masëlo kishte pëlqyer postimin e emisarit të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.

Troccaz ishte takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai e quante Francën partnere të ngushtë të Serbisë në rrugën evropiane.

“I nderuar që u prita në Beograd nga Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, pak ditë pas vizitës së tij të suksesshme në Francë. Franca qëndron përkrah Serbisë në rrugën drejt Evropës”, shkruante ai në rrjetin social LinkedIn.

E në mesin e pëlqimeve në këtë postim, ishte edhe i gjyqtares e cila tash është në rastin e Thaçit për pengim të drejtësisë.

Ajo ka rolin e gjyqtares së procedurës paraprake.

Edhe në Kosovë, edhe në vendet e tjera, është e ndaluar që gjyqtarët të përfshihen në forma të ndryshme, në diskutimet politike. /Nacionale


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark