×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    GKK hap thirrjen për programin vjetor

    Insajderi
    19 October 2023 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Galeria Kombëtare e Kosovës hap thirrjen për programin vjetor për vitin 2024.

    Thirrja është e hapur për propozime për ekspozita ndërdisiplinare (duke përfshirë mediumin e pikturës, skulpturës, grafikës, instalacionit, fotografisë, videos, performancës, etj.) si dhe për projekte edukativo-arsimore, hulumtuese, botuese, multimediale.

    Ekspozitat/projektet mund të zbatohen brenda ose jashtë objektit të GKK-së në koordimin dhe diskutim me stafin e galerisë.

    Inkurajohen projekt propozimet nga artistë dhe kuratorë, organizata dhe komunitete kulturore, hulumtues dhe praktikues tjerë të arteve pamore. Aplikuesi/ja duhet të jetë qytetar/e i/e Republikës së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark