×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Glauk Konjufca kërkon të mbrohet në heshtje lidhur me rastin e gazit lotsjellës

    Insajderi
    21 February 2024 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, u kërkua nga avokatja e tij afat tjetër për përgatitjen e fjalës përfundimtare.

    Konjufca tha se dëshiron të mbrohet në heshtje.

    “I përmbahem deklarimeve të mëhershme, dua të mbrohem në heshtje”, tha ai.

    Ndërsa u vendos fjala përfundimtare mbahet të premten, ora 13:00.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale./insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark