×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Glauk Konjufca nuk beson se Martin Berishaj është i përfshirë në skandalin financiar, thotë se mungojnë faktet

    Insajderi
    24 February 2023 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është deklaruar sot për skandalin financiar ku është i përfshirë ambasadori kosovar në Kroaci, Marin Berishaj.

    Konjufca ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet të tregojnë fakte nëse Berishaj është vërtetë i përfshirë në operacionet e kompanisë GEN në Ballkan, raporton Insajderi.

    Sipas tij, kur kjo gjë të faktohet insitucionet kosovare do të ndërmarrin masa ndaj tij.

    Kreu i Kuvendit theksoi se ende nuk kanë marrë asgjë për veprimtarinë e Berishajt edhe pse i kanë kërkuar shteteve të tjera.

    “Duhet me dal institucionet e drejtësisë dhe me thënë se Martin Berishaj ka bërë krime dhe vepra penale. Ju ftojë me i prezentu të gjitha faktet. Në bashkëpunim me të gjitha shtetet që jemi deri tani dhe të gjitha çfarë iu kemi kërkuar, nuk kemi asgjë që tregon ndonjë evidencë. Në momentin që do t’i marrim ato, besoj se qeveria dhe ministria e Punëve të Jashtme do të veprojnë”, deklaroi Konjufca. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark