×
  • Sport
  • Sport

    Gliha paralajmëron ndryshime në skuadër për ndeshjen kundër Andorrës

    Insajderi
    09 October 2023 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Primozh Gliha ka insistuar se përballja me Andorrën nuk do të jetë aspak e lehtë për Kosovën. Kjo ndeshje luhet të enjten në Andorrë dhe i takon Grupit I kualifikues të “Euro 2024”.

    Dueli i parë mes këtyre dy ekipeve që është luajtur në Prishtinë, ka përfunduar 1:1. Gliha ka thënë se bazuar në situatën aktuale, ku Kosova ka grumbulluar një ekip të ri dhe mungesat tjera shkaku i lëndimeve, pret një duel shumë të vështirë. Sipas tij, Andorra luan një mbrojtje të ngjeshur, e cila është e vështirë për t’u thyer dhe shënuar gola.

    “Në këtë situatë që jemi, mund të them se kemi një ekip të ri pasi kemi shumë mungesa. Andorra luajti 0:0 me Bjellorusinë, 1:1 me ne, Zvicra ka fituar 2:1, ndërsa me Izraelin deri në minutën e 70-të ishte 1:1. Kështu që, Andorra është ekip goxha i vështirë që të luhet futboll kundër tyre. Ata luajnë mbrojtje shumë të ngjeshur në stilin e famshëm italian katanaço dhe është shumë vështirë t’u shënosh gola. Por, në futboll nuk dihet asnjëherë çka ndodh”, shtoi Gliha.

    “Për mua është e rëndësishme që futbollistët e ftuar nga liga e Kosovës por edhe ata që nuk kanë pasur rastin shumë deri më tani, të kenë paraqitje të mirë në aspektin individual pasi kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e tyre”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark