Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbrëmë ka qëndruar në Gllarevë të Klinës, për të takuar bashkëluftëtarë e mbështetës të kauzës së tij për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Fryma jonë për vlerat kombëtare po bashkon anekënd vendit bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve dhe të rinj, që me vullnet e përkushtim janë vënë në shërbim të kauzës sonë për çlirimtarët”, ka thënë Limaj gjatë këtij takimi.
Limaj po ashtu ka thënë se, Gllareva e Klinës është rreshtuar fuqishëm krah çlirimtarëve të 121-it, për një zë më të fuqishëm të përfaqësuesve tanë në Parlament.
Në fund, i pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka falënderuar fshatin Gllarevë për mbështetjen që ia kanë ofruar mbrëmë dhe përkrahjen që po i japin për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me sloganin “Me Çlirimtarët” dhe me numrin 121, numër që për drejtuesin e kësaj partie ka një histori të madhe, për faktin se gjatë luftës në Kosovë ai ka drejtuar Brigadën 121.