×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Goditi me veturë për vdekje e këmbësorin në ‘Rrugën e Kombit’, policia jep detaje për të dyshuarin nga Kosova që u arrestua mbrëmë

    Insajderi
    11 September 2023 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një automjet me targa të Kosovës që po udhëtonte në drejtim të doganës së Morinës ka përplasur një këmbësor për vdekje mbrëmë. I ndjeri H.B., rreth 70 vjeç, nga goditja e fortë është përplasur me xhamin e parë të automjetit dhe për pasojë ka vdekur në vend.

    Forcat e policisë së Shtetit së bashku me ambulancën kanë intervenuar menjëherë në vendngjarje, ku është konstatuar vdekja dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

    Ndërsa, grupi hetimor ka shoqëruar në komisariatin e Kukësit drejtuesin e automjetit dhe po vijon hetimet e shkakut të aksidentit fatal.

    Si pasojë e aksidentit, njëra korsi e autostradës ka qëndruar e mbyllur duke shkaktuar trafik të rënduar e radhë kilometrike në “Rrugën e Kombit”.

    “Kukës/informacion paraprak: Në autostradën Kukës-Morinë, në vendin e quajtur “Fushorja e Uzinë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. D. 60 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin H. B., rreth 74 vjeç,(këmbësor), i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit shtetasi S. D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark