×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Goditi për vdekje një person në Vushtrri, i dyshuari nuk është arrestuar ende

    Insajderi
    06 January 2024 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është goditur dje për vdekje nga një kamion në Maxhunaj të Vushtrrisë.

    Përmes raportit 24 orësh policia bëri të ditur se kamioni i përfshirë në aksident ka ikur nga vend i ngjarjes dhe i dyshuari nuk është arrestuar ende.

    Ndërsa viktima është i moshës 56 vjeç.

    “Fsh. Stanovc, Vushtrri  05.01.2024 – 16:43. Një mashkull kosovar (këmbësor) ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është goditur nga një automjet transportues (kamion) i cili pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark