×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Goditja fatale që mori Alexei Navalny, është një teknikë e veçantë që dikur u mësohej oficerëve të KGB-së

    Insajderi
    21 February 2024 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Alexei Navalny ndoshta u vra nga një grusht në zemër, një teknikë e mësuar dikur për operativët e KBG. Para kësaj, mësohet se ai ka qenë i ekspozuar ndaj kushteve të motit të akullt për disa orë.

    Vladimir Osechkin, themeluesi i grupit të të drejtave të njeriut Gulagu.net, tha për The Times se mavijosjet e gjetura në trupin e Navalny ngjajnë me ato që do të shfaqeshin nëse teknika “një e shtënë” do të ishte përdorur në vrasje. Osechkin i referohet një burimi që punon në koloninë penale të Arktikut ku Navalny vdiq të premten, raporton Jutarnji list.

    Para vdekjes së tij, Navalny (47) u detyrua të kalonte më shumë se dy orë e gjysmë jashtë, në izolim, ku temperaturat mund të bien në -27 °C, tha Osechkin. Të burgosurit zakonisht mbaheshin jashtë jo më shumë se një orë, dhe shumë prej tyre kalonin më pak kohë jashtë në kushte të tilla ekstreme.

    “Mendoj se fillimisht e shkatërruan trupin e tij duke e mbajtur në të ftohtë për një kohë të gjatë dhe duke ngadalësuar qarkullimin e gjakut në minimum”, tha Osechkin.

    Dhe pastaj sipas tij, bëhet shumë e lehtë të vrasësh dikë brenda pak sekondash, nëse operativi ka një përvojë në këtë.

    “Është një metodë e vjetër e njësive speciale të KGB-së. Ata trajnuan operativët e tyre për të vrarë një burrë me një goditje të vetme në zemër, në qendër të trupit. Ishte një markë e KGB-së”, tha Osechkin.

    Ai shtoi se ish të burgosurit, të cilët shërbenin kohë në rajonin e Arktikut, kishin raportuar më parë se disa të burgosur ishin vrarë nga rojet në këtë mënyrë.

    Informacionet që autoritetet ruse kanë dhënë deri më tani për vdekjen e Navalny kanë qenë të pakta dhe kontradiktore dhe rusët ende e mbajnë trupin e tij.

    Administrata e burgut të rrethit Yamalo-Nenetsky, ku Navalny kreu dënimin me burg, njoftoi të premten se lideri i opozitës ruse kishte vdekur.

    Shërbimi Federal i Burgjeve i Qarkut Autonom të Yamalo-Nenets tha në faqen e tij të internetit se Navalny “u ndje keq” pas ecjes të së premtes dhe “pothuajse menjëherë humbi vetëdijen”. Në njoftimin për media, ata kanë thënë se janë thirrur personel mjekësor, por nuk kanë mundur ta ringjallin atë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark