Goditja nga rrufeja e aeroplanit që po barte pasagjerë nga Bazeli në Prishtinë - flasin për Insajderin nga kompania - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Goditja nga rrufeja e aeroplanit që po barte pasagjerë nga Bazeli në Prishtinë – flasin për Insajderin nga kompania

    Insajderi
    28 July 2022 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Kosovare e Udhëtimeve, “Prishtina Ticket” ka konfirmuar raportimin e Insajderit se njëri nga aeroplanët e “GP Aviation” është goditur dje nga rrufeja në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

    Ky aeroplan po barte pasagjer nga Bazeli i Zvicrës për në Prishtinë.

    Në një përgjigje me shkrim nga “Prishtina Ticket”, kanë konfirmuar se aeroplani është goditur nga rrufeja që nuk ka pasagjerë të lënduar vetëm dëme të vogla të aeroplanit.

    Kompania jonë përmes përfaqësuesve kompetent është njoftuar se një nga aeroplanët që ishte duke udhëtuar nga Bazeli në Prishtinë është goditur nga rrufeja dhe menjëherë pas këtij zhvillimi pilotët që ishin në detyrë në bazë të protokollit kanë marr masat e nevojshme dhe fatmirësisht pos dëmeve të vogla teknike nuk ka pasur dëme të tjera që do të rrezikonin pasagjerët” kanë thënë nga agjencia për Insajderin.

    Nga kjo kompani po ashtu kanë konfirmuar se disa prej fluturimeve janë anuluar, ndërkohë që pas incidentit janë ndërmarra masa për rregullimin e aeroplanit.

    “Ne ndjemë keqardhje që pasagjerët që udhëtojnë me kompaninë tonë është dashur të ballafaqohen me këtë ngjarje aspak të lehtë, por e rëndësishmja është që të gjithë prej tyre janë shëndosh e mirë“.

    “Ky zhvillimi ka ndikuar edhe në disa fluturime të tjera dhe po angazhohemi për riaranzhimin e tyre në mënyrë që të gjithë pasagjeret që kanë rezervuar biletat të arrijnë në destinacionin e duhur“, janë shprehur të njëjtit.

    “Menjëherë pas incidentit ne kemi marrë masa me autoritet përkatëse që kujdesen për sigurinë e aeroplanëve për çka janë angazhuar edhe ekspertet e Boeing të cilët do të bëjnë edhe analizën për demet teknike pas goditjes nga rrufeja”, kanë deklaruar nga “Prishtina Ticket”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark