×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrufeja goditi aeroplanin me pasagjerë nga Zvicra – flasin për Insajderin nga Aeroporti i Prishtinës

    Insajderi
    28 July 2022 - 14:29

    Një aeroplan i kompanisë “GP Aviation” është goditur dje nga rrufeja në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan Insajderi.

    Ky aeroplan po barte pasagjer nga Baseli i Zvicrës për në Prishtinë.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se nuk ka pasur dëme në njerëz përjashto dëmet materiale të aeroplanit.

    “Pasagjerët janë tmerruar janë frikësuar tej mase por për fat të mirë asnjë nuk është lënduar”, i tha ky burim Insajderit.

    Bëhet fjalë për fluturimin e orës 16:30 të pasdites i cili me të arrirë në pistë rreth orës 18:20 u goditë nga rrufeja.

    Raportimin e Insajderit e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara.

    Gara tha se aeroplani ka pasur defekte teknike andaj ka anuluar fluturimin në kthim.

    “Fluturimi që ka arritur dje në Prishtinë me kompaninë GP Aviation për shkaqe teknike nuk është realizuar në kthim. Per detaje shtese ju lusim të kontaktoni kompaninë ajrore”, ka thënë Gara për Insajderin.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    Lexo edhe:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark