×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrufeja godet aeroplanin në aeroportin “Adem Jashari” i cili po barte pasagjerë nga Zvicra

    Insajderi
    28 July 2022 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aeroplan i kompanisë “GP Aviation” është goditur dje nga rrufeja në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan Insajderi.

    Ky aeroplan po barte pasagjer nga Baseli i Zvicrës për në Prishtinë.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se nuk ka pasur dëme në njerëz përjashto dëmet materiale të aeroplanit.

    “Pasagjerët janë tmerruar janë frikësuar tej mase por për fat të mirë asnjë nuk është lënduar”, i tha ky burim Insajderit.

    Bëhet fjalë për fluturimin e orës 16:30 të pasdites i cili me të arrirë në pistë rreth orës 18:20 u goditë nga rrufeja.

    Burime të Insajderit thanë se kjo kompani për shkak prishjes së aeroplanit nga rrufeja ka anuluar fluturimin për Nuremberg të Gjermanisë.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark