Insajderi
Insporti

Goditje e rëndë për Man Cityn? UEFA mund ta përjashtojë deri në 10 vjet nga garat evropiane

Insajderi
16 October 2026 - 11:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Goditje e rëndë për Man Cityn? UEFA mund ta përjashtojë deri në 10 vjet nga garat evropiane
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Manchester City mund të përballet me një sanksion të rëndë nga UEFA, që do ta përjashtonte klubin anglez nga garat evropiane për një periudhë prej shtatë deri në dhjetë vjetësh.

Sipas gazetarit César Augusto Londoño, UEFA mund ta shqyrtojë këtë masë në rast se Manchester City humbet betejën ligjore ndaj akuzave për shkelje financiare të ngritura nga Premierliga.

Nëse një sanksion i tillë do të zbatohej, kampioni anglez nuk do të kishte të drejtë të merrte pjesë në asnjërën prej garave kryesore evropiane për periudhën e përcaktuar, përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Megjithatë, raportimi nuk do të thotë se UEFA ka marrë një vendim zyrtar për përjashtimin e Manchester Cityt. Deri më tani, bëhet fjalë vetëm për një mundësi të raportuar, zbatimi i së cilës do të varej nga zhvillimet e mëtejshme ligjore dhe vendimet e institucioneve përkatëse.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark