Mesfushori spanjoll Rodri ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Barcelona, duke refuzuar interesimin e rivalit të përbetuar, Real Madridit.
Sipas raportimeve të gazetarit Fabrice Hawkins, futbollisti ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit madrilen se zgjedhja e tij është t’i bashkohet Barcelonës. Vendimi i tij është komunikuar edhe te Manchester City, klub që thuhet se është i gatshëm ta respektojë dëshirën e lojtarit.
Raportohet se kampioni anglez është i hapur për ta lënë të lirë Rodrin në rast se pranon një ofertë që varion nga 60 deri në 70 milionë euro, duke i hapur rrugë negociatave mes Barcelonës dhe Manchester Cityt.
Nëse marrëveshja finalizohet, Barcelona do të siguronte një përforcim të rëndësishëm në repartin e mesfushës, ndërsa Real Madridi do të mbetej pa një nga objektivat e tij kryesorë të këtij afati kalimtar.
Megjithatë, pavarësisht dëshirës së futbollistit, transferimi ende nuk është zyrtarizuar. Për të përfunduar lëvizja, klubet duhet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, ndaj e ardhmja e Rodrit mbetet të konfirmohet në ditët në vijim.