Insajderi
Sport

Golashënuesit më të mirë të Championsit në këtë edicion

Insajderi
28 November 2024 - 16:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Golashënuesit më të mirë të Championsit në këtë edicion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pasi u kompletua xhiroja e pestë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, është koha për t’i bërë llogaritë.

Natyrisht, të gjithëve iu intereson se kush janë golashënuesit më të mirë të këtij edicioni deri tash në garën më të rëndësishme dhe më prestigjioze të futbollit evropian.

Kësaj renditjeje speciale i prin Robert Lewandowski, i cili i ka realizuar plot 7 gola në pesë ndeshje, shkruan “Gazeta Express”.

Madje, sulmuesi i Barcelonës së fundmi e arriti edhe golin e 101-të në Champions, duke u bërë vetëm lojtari i tretë në histori që e prek numrin 100 pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Përkrah tij gjenden Gyokeres i Sporting Lisbonës, Haaland i Manchester Cityt, Kane i Bayern Munichut dhe Raphinha i Barcelonës me nga 5 gola.

Më poshtë mund ta shihni listën e golashënuesve më të mirë të Championsit në këtë edicion deri tash:

7 gola: Lewandowski (Barcelona);

5 gola: Gyokeres (Sporting Lisbona), Haaland (Manchester City), Kane (Bayern Munich), Raphinha (Barcelona), Wirtz (Bayer Leverkusen);

4 gola: David (Lille), Gittens e Guirassy (Borussia Dortmund), Vinicius Jr. (Real Madrid);

3 gola: Adeyemi (Borussia Dortmund), Alvarez e Correa (Atletico Madrid), Foden (Manchester City), Arturkoglu (Benfica), Kulenovic (Dinamo Zagreb), Luis Diaz (Liverpool), Maeda (Celtic), Milambo (Feyenoord), Pulisic e Reijnders (Milan), Sesko (Leipzig), Sima (Brest), Tillman (PSV), Vlahovic (Juventus).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark