×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Golden Eagle i 2-ti, Relax i 13-ti për nga besueshmëria e produkteve vendore

    Insajderi
    01 December 2018 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga 29 Nëntori u mbajt për herë të parë Konventa e Prodhuesve të Kosovës në Emerald hotel, ku 300 prodhues diskutuan mbi fuqizimin e prodhimeve vendore, thellimit sa më të madh të bashkëpunimit dhe krijimit të partneriteteve të rëndësishme.

    Se është rritur vetëdija për prodhimet Made in Kosova, e tregon fakti se 88.56% të respondentëve do të zgjedhnin produktet Made in Kosova nëse do të ishte cilësia dhe çmimi i njëjtë në raport me prodhimet e importuara.

    Ndërsa, rreth 85% të respondentëve u shprehën se rritja e cilësisë është një faktor kyç për prodhuesit vendor për të konsumuar më shumë prodhimet vendore.

    Me këtë prezantim të rezultateve nga Pyper edhe u mbyll Konventa e parë e Prodhuesve të Kosovës, me përkushtimin e fuqishëm të Klubit të Prodhuesve të Kosovës për ta bërë konventën e dytë edhe më masive duke ndikuar në fuqizimin e prodhimeve Made in Kosova.
    Në rezultatet e prezentuara në konventë pija energjike vendore Golden Eagle renditet e dyta për nga pëlqyeshmëria duke ia lënë vendin e parë produkteve Vita. Ndërsa produktet Relax renditen në vendin e 13-të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark