×
  • Sport
  • Sport

    Golden Eagle Ylli fiton me rezultat komod kundër Ponte Prizrenit

    Insajderi
    12 March 2023 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Golden Eagle Ylli ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 81:68 (22:10, 15:23, 22:19, 22:16), në javën e 25-të të Prince Caffe Superligës.

    Vendasit e nisën për mrekulli me një seri prej 15:4 dhe ishin bindës në çerekun e parë, duke e fituar 22:10.

    Megjithatë, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe në periudhën e dytë ngushtojnë shifrat, dhe madje kalojnë në epërsi 27:30, por therandasit me një seri të suksesshme në fund shkuan në pushim me rezultat 37:33.

    Por, në periodën e tretë, kampionët sërish u shkëputën në 14 pikë epërsi, 51:37, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 59:52.

    Basketbollistët e Prizrenit në dhjetë minutat e fundit arritën të rikthehen, ku barazuan shifrat në 63:63, megjithatë, nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Ylli triumfoi 81:68.

    Më të mirët e Yllit ishin Chris Harris me 21 pikë e 18 kërcime dhe Gëzim Morina me 15 pikë e 12 kërcime, ndërsa te Ponte Prizreni u dalluan Meriton Ismaili me 15 dhe Muhamedali Janjeva me 13.

    Therandasit kanë 18 fitore e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit shtatë fitore e 18 humbje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark