×
  • Sport
  • Sport

    “Goleadori” i Kosovës drejt kalimit në Premier League

    Insajderi
    12 March 2024 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i Kosovës, Albion Rrahmani mund të transferohet shumë shpejt në Premier League.

    Sipas mediave rumune, është skuadra e Aston Villas që ka shprehur interesim për sulmuesin kosovar.

    Ka qenë trajneri Unay Emery, ai që ka kërkuar shërbimet e Rrahmanit, që ka bërë bujë edhe në futbollin kosovar.

    Rrahmani ka shkëlqyer te Rapid Bukureshtit që nga transferimi në verën e kaluar duke realizuar 13 gola.

    Atë nuk e ndaloi as lëndimi i rëndë që e pësoi. Mediumet në Rumani janë duke e cilësuar Rrahmanin si lojtarin më të mirë në elitën e futbollit rumun.

    Përndryshe, Rapid Bukureshti e bleu Rrahmanin për rreth 600 mijë euro nga skuadra e Ballkanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark