Drita e Gjilanit para shikuesve të vet ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Fushë Kosovës.
Drita ka dominuar por ka shpërdoruar shumë raste shënimi.
Fushë Kosova e pafat, 6 minuta e ndanë nga pika e madhe.
Në minutën e 84-të, Besnik Krasniqi me kokë ka shënuar fitore për fitoren.
Një krosim i bukur nga Yll Ibrahimi, Krasniqi i pambuluar nga askush mbrojtësi i djathtë tundi portën e Fushë Kosovës.
Drita renditet në vend të dytë me 25 pikë dhe Fushë Kosova në të 9-tin me 10 sosh pas 14 jave në elitën e futbollit të Kosovës.