Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku shënoi golin e epërsisë 1:0 për Muran në minutën e 54-t.
Por, goli i tij nuk mjaftoi, pasi Mura pësoi më pas dy gola për ta humbur ndeshjen 2:1 të enjten në mbrëmje. Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të të elitës së futbollit të Sllovenisë. Daku luajti deri në fund të takimit. Për 25-vjeçarin është goli i 14-të në Slloveni.
Ai ka edhe një asistim në 24 paraqitje.