Interi ka fituar me rezultat minimal ndaj Salzburgut austriak dhe i ka mjaftuar për ta kaluar fazën grupore.
Interi të mërkurën mbrëma fitoi në udhëtim 1:0.
Bashkë me Real Sociedadin e sigurojnë fazën nokaut pasi kanë nga 10 pikë pas katër ndeshjeve.
Salzburgu mbetet me tri pikë, ndërsa Benfica është pa pikë. Deri në fund janë edhe dy ndeshje për t’u luajtur.
Golin e vetëm në këtë fitore e shënoi Lautaro Martinez nga penalltia, në minutën e 86-të.
Kristjan Asllani luajti nga minuta e 61-të për mysafirët