E thënë ndryshe, Google ka fshirë 100 reklama të këqija në sekond në 2017-ën, më pak sesa 75 reklama të këqija për sekondë në 2018.
Është koha kur Google ndan me ne sesa “reklama të këqija” ka vrarë një vit më parë. Dhe me çdo vit që kalon numri rritet.
“Reklamat e këqija” janë përmbajtje që shkelin politikat e reklamimit të Google përmes mashtrimeve, phishing dhe maluerë.
Sot Google tha se kompania ka eliminuar 2.3 miliardë reklama të këqija në 2018, një rënie me 28% krahasuar me një vit më parë kur eliminoi 3.2 milionë reklama.
E thënë ndryshe, Google ka fshirë 100 reklama të këqija në sekondë në 2017-ën, më pak sesa 75 reklama të këqija për sekondë në 2018.
Gjithashtu vitin e kaluar ka bllokuar 1 milionë llogari reklamuesish dhe 734 mijë publikues dhe zhvillues aplikacionesh.
Por industria e reklamave sot është më në telashe se kurrë më parë. Shfletuesit si Safari, Firefox, Brave e madje edhe Google Chrome kanë filluar të integrojnë bllokues reklamash. Miliona prej nesh sot përdorim një të tillë.
Në 2018-ën kompania lançoi 31 politika për të bllokuar kategori të ndryshme reklamash. Gjigandi i motorit të kërkimit thotë se ka përdorur moderatorë njerëzorë dhe inteligjencë artificiale për të adresuar reklamat e këqija.
Google vetë vendos reklama në aplikacione dhe uebsajte përmes programit Adsense. Kompania thotë se afro 1.5 milionë aplikacione dhe 28 milionë faqe kishte shkelur politikat e përdorimit.