Në heshtje të plotë Google lançoi ditën e sotme një speedometer në Google Maps i cili tregon shpejtësinë krahas limiteve të shpejtësisë lokale.
Në heshtje të plotë Google lançoi ditën e sotme një speedometer në Google Maps i cili tregon shpejtësinë krahas limiteve të shpejtësisë lokale.
Funksioni mund të aktivizohet nga menuja Settings dhe shpejtësia do të tregohet në cepin e majtë gjatë një udhëtimi me makinë.
Funksioni është vetëm një prej disave që Google ka vendosur ti importojë nga Waze në Google Maps. Waze është një aplikacion që Google e bleu në 2013-ën.
Aplikacioni Maps prej tre muajsh raporton limitet e shpejtësisë, madje edhe raportimin e incidenteve që vënë shoferët në dijeni në aksidenteve, patrullave të policisë dhe kamerave të shpejtësisë.
Megjithatë funksioni i ri duket se nuk është i disponueshëm kudo. Aktualisht vetëm përdoruesit në Argjentinë, Australi, Belgjikë, Brazil, Kanada, Çeki, Finlandë, Gjermani, Indi, Holandë, Poloni, Portugali, Suedi, Tajvan, Britani dhe SHBA kanë akses.
Google thotë se limitet e shpejtësisë ofrohen vetëm për qëllime informuese. /PCWorld Albanian