Google ka vendosur që tu heqë përdoruesve të Google Maps shqetësimin e të provuarit të një restoranti të ri dhe të një pjate të re.
Kompania dërgoi një përditësim në Google Maps i cili përdorur inteligjencën artificiale dhe machine learning për të treguar pjatat më popullore dhe të preferuara në një restorant.
Mjafton të klikoni mbi një vend dhe në seksionin e përshkrimit do të shfaqen pjatat më të preferuara të njerëzve që vizitojnë restorantin ndërsa tabi i menusë zbulon opsionet më të diskutuara.
Nëse jeni kuriozë për të ditur më shumë rreth tyre, përzgjedhja e një pjate do të tregojë vlerësime dhe foto.
Funksioni është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Maps në Android. iOS duhet të presë për “muajt e ardhshëm.” Kurdo që të mbërrijë tek ju, keni për të qenë më konfidentë kur të provoni një restorant dhe ushqimin e tij për herë të parë.