Kompania u kërkoi falje përdoruesve për shqetësimin që ata patën kur shërbimet e tyre ishin jashtë funksionit.
YouTube, Snapchat, Gmail, Nest, Discord dhe më shumë nga shërbimet e tjera të internetit patën probleme të shumta dje.
Sipas Google, problemi i gjithë kësaj ishte në shërbimin “Cloud”. Rënia e serverëve zgjati për katër orë dhe mos funksionimi i tyre preku përdoruesit në lindje të Amerikës dhe një pjesë të Evropës, ku përdoruesit e patën të pamundur qasjen në shërbimet YouTube dhe Gmail.
Google për problemet ka fajësuar “nivelin e lartë të bllokimeve të trafikut në pjesët lindore të Shteteve të Bashkuara”./ Insajderi.com