Zhvilluesi Kinez DO global i cili pjesërisht zotërohet nga Baidu, u zbulua se prodhonte klikime të rreme për të gjeneruar të ardhura.
Google përjashtoi nga dyqani i aplikacioneve një zhvillues Kinez duke hequr dhjetëra aplikacione pasi hulumtuesit zbuluan se kishte bërë mashtrime dhe abuzuar me lejet e përdoruesit.
“Kemi përgjegjësinë për të mbrojtur përdoruesit dhe reklamuesit dhe investuar në burime dhe mjete për të luftuar mashtrimin dhe abuzimin globalisht. Ne hetojmë në mënyrë aktive sjellje të dëmshme dhe kur gjejmë shkelje veprojmë menjëherë duke i hequr zhvilluesit mundësinë për të monetizuar aplikacionet me AdMob apo të publikojë fare në Google Play,” mësohet të ketë thënë Google për The Verge.
Të paktën gjashtë aplikacione u zbuluan nga hulumtuesit që përmbanin kode të dëmshme dhe që përdoreshin për të klikuar automatikisht reklamat pa dijeninë e përdoruesit. DO Global ka pasur afro 100 aplikacione në Play Store ndërsa 46 prej tyre janë fshirë sipas Buzz Feed.