Insajderi
Lajme

Gorani: Drama e kësaj jave sado që mund të ketë qenë e drejtë, ishte e panevojshme

Insajderi
29 September 2021 - 23:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gorani: Drama e kësaj jave sado që mund të ketë qenë e drejtë, ishte e panevojshme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti Dukagjin Gorani ka komentuar arritjen e një dakordimi të mundshëm me palën serbe për zgjidhjen e situatës së krijuar me targat e makinave. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha sot se është arritur një marrëveshje në parim për këtë çështje.

“Personalisht mendoj se drama e kësaj jave sado që mund të ketë qenë e drejtë proceduralisht, mendoj se qasja dhe imponimi ka qenë i panevojshëm. Ajo panevojshmëri e dërgimit të njësiteve speciale ka krijuar edhe shqetësim. Mendoj se edhe shqetësimi ka mund të evitohet’, thotë Gorani në emisionin Pressing në T7.

“Ka krijuar shqetësim edhe lokal, ka krijuar shqetësim rajonal dhe mandej për shkak të pasojave ka krijuar edhe një formë të alarmit edhe ndërkombëtar, së paku të vendeve që merren me Kosovë’, shtoi ai.

“Në rrafshin teorik ka rrezikuar edhe me potencial të përplasjes. Megjithatë kur e dërgon Njësitin Special diku, e ato janë njësite për intervenim dhe jo njësite për mbikëqyre, megjithatë i mundëson gjasat për një përplasje të mundshme”, tha Gorani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark