Insajderi
Lajme

Grabitet postieri në Pejë: I maskuari ia vjedh çantën me 2 mijë euro

Insajderi
23 September 2023 - 23:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Grabitet postieri në Pejë: I maskuari ia vjedh çantën me 2 mijë euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Viktima qe punëtori i një poste të shpejtë. Të njëjtit dyshohet se iu vodh çanta me gjithë pazarin ditor me vlerë rreth 1 mijë e 500 – 2 mijë euro.

Ky i fundit edhe është sulmuar fizikisht duke u goditur disa herë me grushte.

I dyshuari mbetet ende i paidentifikuar, derisa organet e rendit po e hetojnë ngjarjen si “Grabitje”.

“I dyshuari nga vendi i ngjarjes është larguar në këmbë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, bënë me dije nga Policia.

Klan Kosova ka kontaktuar me kompaninë me seli në kryeqytet, ku ishte i punësuar viktima, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë detaje për ngjarjen.

Vetëm kanë pohuar se rasti është i izoluar dhe se dhënia e informatave do t’i pengonte Policisë në trajtimin e tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark