×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Grabiti pikturat origjinale të Pikasos dhe i shiti për 150 euro, kosovari pëson keq nga Zvicra

    Insajderi
    15 March 2023 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër vjet e gjysmë burgim.

    Kaq është dënuar një 37-vjeçar me shtetësi të dyfishtë kosovare dhe serbe.

    Ai në vitin 2020 kishte vjedhur piktura të Pablo Picassos në Zvicër.

    Rasti kishte ndodhur në shtëpinë e një pensionisti 80-vjeçar në Weinfeld TG.

    Shuma totale e gjërave të vjedhur kapte vlerën e 75 mijë frangave zvicerane apo (77 mijë eurosh), në mesin e tyre ishin edhe dy piktura të Picassos, që në treg kapnin vlerën e 50 mijë frangave apo mbi (51 mijë eurosh), shkruajnë mediat zvicerane.

    Burri nga Kosova u kap nga policia në vitin 2021, për një vjedhje tjetër që kishte bërë.

    Ai ka deklaruar se i kishte shitur pikturat me një çmim prej 150 eurosh.

    “Ishin false, i kam shitur në treg për 150 euro”, deklaroi ai para gjykatës.

    Tutje ai deklaroi se nuk kishte dashur që ta lëndonte të moshuarin.

    37-vjeçari tregoi se shumën e parave të vjedhura e kishte humbur duke luajtur poker.

    Avokati i kosovarit ka kërkuar lirim me kusht të klientit të tij.

    Por, gjykata ka vendosur ndryshe duke e dënuar me katër vjet e gjysmë burrin nga Kosova.

    Po ashtu ai u dëbua nga Zvicra për 10 vjet.

    Kosovari duhet të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit dhe një dëmshpërblim prej 25 mijë e 680 frangash për gjërat e vjedhura.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark