×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Grabitja në Suharekë, merret vendimi për personin e tretë që u arrestua dje

    Insajderi
    27 November 2023 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Personi i tretë i arrestuar për rastin e grabitjes së argjendarisë “Diakos” në Suharekë është liruar në procedurë të rregullt të hënën.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, duke thënë se edhe në seancën e djeshme për dy të dyshuarit e tjerë s’kishte kërkuar caktimin e paraburgimit për të arrestuarin e tretë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Unë dje dhe gjatë seancës së paraburgimit kam thanë që për personin e tretë nuk do të parashtroj kërkesë për caktimin e paraburgimit. Për personin e tretë nuk kam parashtru kërkesë për caktimin e paraburgimit edhe ai është liruar në procedurë të rregullt”, deklaroi ajo.

    Albin Beqirit dhe Fatmir Tahirit iu është përcaktuar të dielën masa e paraburgimit, të cilët po dyshohen për veprën penale “dhënia e ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale të grabitjes”.

    Në dosjen e Prokurorisë që siguroi dje Gazeta Insajderi, thuhet se Albin Beqiri ka blerë dhjetë numra të telefonit për Fatmir Tahirin, me qëllim që ky i fundit ta telefonojë pronarin e automjetit të markës “Shervolet” që u përdor gjatë grabitjes në Suharekë.

    “Të pandehurit Albin (Bastri) Beqiri dhe Fatmir Tahiri me dashje ndihmojnë kryerësit e veprës penale të Grabitjes, e cila ka ndodhur në Suharekë në argjendarinë “Diakos” me dt. 22.11.2023, ashtu që i pandehuri Albin (Bastri) Beqiri duke prezantuar letërnjoftimin e tij, nga Kompania “Ipko” në Mitrovicë blen dhjetë (10) numra të telefonit për të pandehurin Fatmir Tahiri, të cilat numra të telefonit ia dorëzon të pandehurit Fatmir Tahiri, e nga këto numra të telefonit pikërisht numri i telefonit përdorët për tu kontaktuar me pronarin e automjetit nga të cilit grabitësit e blejnë automjetin, i cili është i markës “Shervolet” dhe përdoret në Suharekë gjatë grabitjes së bërë, e grabitësit nga aparati telefonik që e kanë përdorur këtë numër, komunikojnë në mes veti nga dy numra të telefonisë mobile “Ipko”, gjatë dhe menjëherë pas grabitjes me dt. 22.11.2023, e me të gjitha këto veprime të pandehurit kanë pasur për qëllim fshehjen e identitetit të kryerësve të veprës penale të Grabitjes”, thuhet në dosjen e Prokurorisë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark