Insajderi
Lajme

Grabitje me thikë në Gjakovë, sulmuesi i merr 50 euro një burri dhe arratiset

Insajderi
03 August 2026 - 10:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Grabitje me thikë në Gjakovë, sulmuesi i merr 50 euro një burri dhe arratiset
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast grabitjeje është raportuar në orët e para të së dielës në qytetin e Gjakovës.

Sipas Policisë së Kosovës, një burri i janë grabitur 50 euro nën kërcënimin e një thike.

Bazuar në informacionet e policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, ende nuk është kapur dhe rasti po hetohet.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 2 gusht 2026, rreth orës 01:30, në Gjakovë, kur viktima, mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ndodhej së bashku me një dëshmitare, femër kosovare, i dyshuari e ka kërcënuar me thikë dhe i ka grabitur një shumë prej 50 eurosh, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.

“Gjakovë / 02.08.2026 – 01:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me dëshmitaren femër kosovare, i dyshuari mashkull kosovar nën kërcënimin e thikës i ka grabitur një shumë prej 50€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark