×
  • Lajme
  • Lajme

    Policisë së Kosovës i shtohen 71 rreshterë

    Insajderi
    04 March 2016 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në këtë numër të zyrtarëve të graduar janë gjithsej 62 policë të gjinisë mashkullore dhe 9 nga gjinia femërore.

    Në ceremoninë e gradimit morën pjesë stafi i lartë drejtues i Policisë së Kosovës në krye me Drejtorin e Përgjithshëm, Shpend Maxhuni dhe përfaqësues të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    Drejtori i përgjithshëm i PK-se, Shpend Maxhuni është shprehur i kënaqur me punën që po bën institucioni që ai drejton.

    “Policia e Kosovës është dëshmia kryesore që tregon nivelin profesional, kapacitetet kadrovike, teknike dhe përkushtimin maksimal drejt fuqizimit me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të kriminalitetit, ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, mbikëqyrjes dhe sigurisë në komunikacionin rrugor,  menaxhimin dhe kontrollimin e kufirit shtetëror”, ka thënë Maxhuni, njofton zyra e Departamentit për Informim të PK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark