×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Grafiti i ri në Pejë: Kuqezi me ngjyra të flamurit të Kosovës

    Insajderi
    18 February 2016 - 23:47

    Një grafiti i ri është bërë në qytetin perëndimor të Kosovës, Pejë. Insajderi ka siguruar fotografinë në të cilën grafiti i ri bënë një ironi duke paraqitur një fëmijë teksa shkruan kuqezi me ngjyra të flamurit të Kosovës, verdhë dhe kaltër.

    Gazeta Insjaderi ka folur me autorin e grafitit por ai ka folur vetëm shkurt duke thënë se është e qëllimshme vendosja e fëmijës në këtë mural si “shpërfaqje e naivitetit që ndikohet nga sistemi që  shtynë të shprehë nacionalizmin në një mënyrë krejtësisht paradoksale”.

    kuqzi

    Grafiti lë të nënkuptojë dilemën e kosovarëve mes flamurit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës dhe sesi kjo dilemë mund të ndikojë tek gjeneratat e reja, përkatësisht fëmijët.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark