Zaskoku i ka dhënë mbështetje të fuqishme platformëës së Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatëve të saj për deputet, për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kjo mbështetje i është konfirmuar kandidates për deputete nga PDK-ja, Adelina Grainca, e cila ka takuar banorët e Zaskokukt.
“Kënaqësi e madhe të shohësh mbështetje të fuqishme. Edhe Zaskoku i vendosur për platformën e rimëkëmbjes. Edhe në Zaskok e duan Enver Hoxhajn kryeministër. Kjo mbështetje na jep shpresë e besim për fitore. Po ashtu na ngarkon me përgjegjësi për të përfunduar shumë detyra shtetërore”, ka shkruar ajo në Facebook.
Grainca ka shtuar se është koha për fitorën e PDK-së, sepse është koha e Rimëkëmbjes.
“Është e domosdoshme fitorja jonë. Është koha për rimëkëmbje. Është momenti për fitoren e PDK-së. Të bëhemi bashkë. Të bëhemi sa më shumë. Bashkarisht ta rimëkëmbim Kosovën tonë. #PDK, #EnverHoxhajKryeminister, #adelinagrainca99”, ka shtuar Grainca. Insajderi.org