Adelina Grainca, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ftuar të gjitha gratë që të bëhen bashkë për Rimëkëmbje.
Sipas saj, pandemia e ka rënduar jashtë mase jetën e grave në Kosovë. Madje, Grainca tha se shumë prej tyre kanë rrezikuar ta humbin edhe vendin e punës.
“Pandemia ka rënduar veçanërisht jetën e grave në Kosovë, shumë prej të cilave u përballën me rrezikun e humbjes së vendit të tyre të punës. Është koha që të bëhemi bashkë për Rimëkëmbje. #PDK134 #AdelinaGrainca99 #Rimëkëmbje”, ka thënë Grainca përmes një video të publikuar në Facebook. Insajderi.org