×
  • Lajme
  • Lajme

    Grainca e PDK-së: Kemi plan konkret për zhvillimin dhe fuqizimin e bizneseve vendore

    Insajderi
    01 February 2021 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adelina Grainca, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se partia që ajo përfaqëson e ka planin konkret për zhvillimin dhe fuqizimin e bizneseve vendore.

    Ajo këtë e ka thënë pas një vizite që i kanë bërë njërit nga bizneset vendore, ku janë njoftuar me sfidat që përballen sidomos gjatë pandemisë.

    “Bashkë me kandidatin për kryeministër, z. Enver Hoxhaj, vizituam kompaninë “Dauti Komerc”, kompani lidere në transportimin e mallrave. Dëgjuam me vëmendje sfidat me të cilat përballen dhe nevojat për lehtësira. U zotuam për mbështetje të fuqishme dhe krijim të mundësive më të mëdha”.

    “PDK jo vetëm në këto zgjedhje është e foksuar për zhvillimin dhe fuqizimin e bizneseve vendore. Kemi planin konkret për këtë, me fondin e rimëkëmbjes dhe lehtësirat në tatime. #EnverHoxhajKryeminister, #PDK, #Rimëkëmbje”, ka shkruar Grainca në rrjetin social Facebook. Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark