×
  • Lajme
  • Lajme

    Grainca: Gëzimi, piktori çlirimtar i cili është dëshmi e gjallë se UÇK ishte ushtri e popullit

    Insajderi
    30 January 2021 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adelina Grainca, kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete, ka vazhduar takimet me qytetarët e Ferizajt para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Ajo ka takuar piktorin nga ky qytet, Gëzimin, i cili është dëshmi e gjallë se UÇK ishte ushtri e popullit.

    “Me Gëzimin, ‘Piktorin’ çlirimtar në atelenë e tij. Gëzimi si shumë tjerë është dëshmi e gjallë se UÇK ishte ushtri e popullit dhe për çlirim. Gëzimi ishte atëherë kështu siç është sot – piktor e skulptor”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

    Sipas saj, pikturat e Gëzimit paraqesin natyrën e fshatin, ku tregohet bukuria dhe jeta e lumtur në fshat.

    “Pikturat e tij paraqesin natyrën e fshatin, me tërë pastërtinë, bukurinë e lumturinë e jetës në to e me to. Kështu duhet t’i mbajmë – të pastërta, të bukura, të jetueshme”, theksoi ajo. /Insajderi.org

    May be art of 2 njerëz
    May be art of E brendshme

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark