Adelina Grainca, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka vizituar Ferizajn, ku ka prezantuar planin e rimëkëmbjes.
Grainca ka thënë se Ferizaji mbetet zë i fuqishëm i vullnetit për zhvillim e shtetndërtim.
“Ferizaji e shprehu mbështetjen e fuqishme për planin e PDK-së për rimëkëmbje.
Ferizaji mbetet zë i fuqishëm i vullnetit për zhvillim e shtetndërtim. Mbështetja e sotme është motiv shtesë për fitore. Takimi i sotëm është paralajmërim i saj. Kjo mbështetje e konfirmon nevojën e platformës sonë për vendin. Kurse, ne do të këmbëngulim që ta jetësojmë me 14 shkurt”, ka shkruar Grainca./Insajderi.org