×
  • Lajme
  • Lajme

    Grainca: Qytetarët dhe PDK kanë një emërues të përbashkët, Rimëkëmbjen e vendit

    Insajderi
    27 January 2021 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adelina Grainca, e cila kandidon për deputete në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, bashkë me dy kolegët e saj, Elmi Reçica e Rashit Qalaj, kanë vizituar disa fshatra të Ferizajt, ku kanë dëgjuar preokupimet e banorëve të këtyre fshatrave.

    Nevoja për rimëkëmbjen e vendit, sipas saj ishte preokupimi i banorëve të fshatrave Softaj, Pojatë e Sazli.

    “Sot bashkë me kandidatët për deputetë, z. Elmi Reçica dhe z. Rashit Qalaj, ishim në Softaj, Pojatë dhe Sazli. Dëgjuam çështjet që i preokupojnë banorët e këtyre tre fshatrave. Emërues i përbashkët është nevoja për rimëkëmbje dhe PDK ka plan për rimëkëmbjen e vendit”.

    “Kemi platformë me trajtim të hollësishëm të nevojave të qytetarit. Me përkrahjen e madhe që po e marrim ditë për ditë do ta jetësojmë këtë plan. Do t’i japim jetë kësaj platforme”, ka shkruar Grainca në rrjetin social Facebook.  /Insajderi.org

    May be an image of 4 njerëz, people standing dhe people sitting
    May be an image of 7 njerëz dhe people sittingMay be an image of 6 njerëz dhe people sitting

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark