Kandidatja e PDK-së për deputete, Adelina Grainca ka mbajtur takim me të rinjë të Kosovës, ku ka thënë si deputete e re në Kuvendin e Republikës do të jetë veçanërisht për të rinjtë.
Tutje, Graincës ka thënë se Partia Demokratike vazhdimisht i ka mbështetur të rinjtë.
“Partia Demokratike vazhdimisht i ka mbështetur të rinjtë.Në takim me ta sot theksova se përvojën time në biznes, përgatitjen time në Universitetin Amerikan dhe aktivitetin tim profesional, do të vë në shërbim të mundësive për punësim të tyre, për më shumë mundësi për ta dhe për edukim sa më cilësor. E ritheksova se angazhimi im si deputete e re në Kuvendin e Republikës do të jetë veçanërisht për të rinjtë, e sidomos vajzat.Nga bashkëbisedimi pati një pajtueshmëri se plani i PDK-së për rkmëkëmbje i duhet Kosovës. Është koha të mendojmë për zhvillim që na nxjerrë nga kriza e na orienton nga zhvillimi i qëndrueshëm. PDK e ka vullnetin dhe përvojën për këtë”, ka shkruar Grainca. /Insajderi.org