×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Gramoz Vokrri zbulon se a është përzier politika në zgjedhjet e FFK-së

    Insajderi
    23 March 2022 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gramoz Vokrri është i ftuar në emisionin “Politco” në televizionin Kanal10. Përveç tij, në panel janë edhe trajneri Bylbyl Sokoli, drejtori i KF Drenicës, Taulant Dajaku dhe gazetari i sportit në këtë televizion, Lorik Gashi, shkruan Insajderi.org.

    Vokrri është ftuar pas publikimit të vendimit nga ana e Federata e Futbollit të Kosovës për t’ia shpallur të pavlefshëm nënshkrimet të cilat Ia mundësojnë kandidimin për Kryetar të FFK-së.

    “Në mesin e 16 nënshkrimeve që kam dorëzuar, kemi klube nga regjionet si të Gjilanit, Prishtinës, klube afër regjionit të Prizrenit. Të gjitha këto komuna kanë një kryetar. Nuk besoj që FC Prishtina dhe FC Drita janë parti politike. Nënshkrimet i kam marrë nga klubet, nuk e di nëse dikush nga klubet është i përzier në politikë”, ka deklaruar Vokrri në “Politico”, transmeton Insajderi.

    Sipas FFK-së, nënshkrimet e delegatëve të klubeve (FC Prishtina, KF Kika dhe KF Ulpiana) nuk janë valid.

    Kështu kryetari aktual Agim Ademi, pritet të jetë kandidati i vetëm edhe për një mandat tjetër në krye të shtëpisë së futbollit kosovar.

    Kujtojmë se, më 2 mars, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së shpalli zgjedhjet për kryetar të cilat do të mbahen më 6 prill.

    Ndryshe, në garë për të parin e FFK’së ishin edhe Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti të cilët u tërhoqën për ta mbështetur kandidaturen e Gramoz Vokrrit.

    Gramozi, është djali i legjendës së ndjerë Fadil Vokrri. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark