Vushtrria ka kaluar në finale të play – off’it për inkuadrim në Superligën e Kosovës.
Vushtrriasit të shtunën në stadiumin “18 Qershori” triumfuan 5:3 pas ekzekutimit të penalltive, ndaj skuadrës së Lirisë së Prizrenit.
Pas ndeshjes ka folur trajneri Granit Begolli, i cili tha: “Nuk është ndienjë e mirë normal. Kemi punuar shumë, kemi lanë gjysmë një punë- penalltitë janë fat. Është normale këto llojë probleme, ngërqët e këto. Na ka penalizu më shumë ngarkesa emocionale” – përcjell Insajderi.
Ndryshe, penalltinë vendimtare për skuadrën e Vushtrrisë e shënoi Daut Maxhuni, ndërsa realizuan edhe Kujtim Pantina, Etrit Halimi, Leart Emini dhe Labinot Osmani.
Viktor Kuka i Lirisë nuk arriti të realizonte.
Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultatin e barabartë, 1:1.
/Insajderi.org