×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Granit Xhaka e zhvillon ndaj Kosovës ndeshjen e 100-të me Zvicrën 

    Insajderi
    29 March 2022 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, do ta zhvillojë sonte ndeshjen e 100-të në fanellën e Kombëtares së Zvicrës.

    Xhaka do ta bëjë këtë në një ndeshje speciale për të pasi do të përballet me Kosovën.

    Përmes një videoje të postuar nga Kombëtarja e Zvicrës në rrjetet sociale, Xhaka

    e ka kujtuar ndeshjen e parë që e kishte zhvilluar me “Helvetikët” në vitin 2011.

    Ai ndihet i nderuar që e ka veshur fanellën e Zvicrës aq shumë, por nuk e ka ndërmend tyë ndalet pasi synon ta thyejë rekordin, i cili është 118 paraqitje.

    Nga ajo kohë, ai është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Zvicrës duke marrë pjesë në Kampionate Evropiane dhe Botërore me këtë ekip.

    Për më tepër, video në vazhdim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark