Kombëtarja e Zvicrës nuk del me rezultat mirë, ka barazuar 3-3 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Xherdan Shaqiri ka realizuar eurogol në minutën e 29-të dhe ka asistuar në golin e dytë që shënoi Akanj në minutën e 89-të.
Kapiteni Granit Xhaka është krenar për ndeshjen rekord, të 118-tën, por për të më rëndësi ka qenë që të marrin tre pikë, megjithatë nuk ia arritën qëllimit.
“Ndeshja e rekordeve është shumë e bukur dhe një nder, por tre pikët do të ishin më të rëndësishme. Kjo është e hidhur”, – tha kapiteni Xhaka.