Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka e ka mashtruar të gjithë stadiumin me festimin interesant që ka bërë pas golit fantastik që shënoi për t’i dhënë epërsinë Leverkusenit në duelin ndaj Mainzit.
Xhaka shënoi në minutën e tretë për avantazhin e Leverkusenit.
Por, kishte shqetësime të mëdha menjëherë në mesin e tifozëve, Xabi Alonsos dhe stafit të trajnerëve, pasi Xhaka filloi të shtrëngonte kofshën e tij.
Sidoqoftë, ky ishte thjesht një mënyrë e festimit të golit, teksa ai vazhdoi duke kërcyer me bashkëlojtarin Jeremie Frimpong.
Ky ishte goli i parë i Xhakës me fanellën e Leverkusenit. Po ashtu, i pari për të në Bundesliga që prej vitit 2015, atëbotë kur ishte lojtar i Borussia M’Gladbach.
Granit Xhaka had the Bayer Leverkusen staff worried with his fake injury celebration 😅 pic.twitter.com/6PPEeUDE1J
— ESPN FC (@ESPNFC) February 23, 2024